Arlind Ajeti i bashkohet Taulant Seferit te Bodrumspor

Arlind Ajeti ka lënë Rumaninë dhe është transferuar në kampionatin turk te skuadra e Bodrumspor, aty ku javë më parë u transferua edhe një futbollistë tjetër i kombëtares shqiptare, kumanovari Taulant Seferi.

Ajeti skuadrës turke që garon në Superligë, i kushtoi 300 mijë euro, ndërsa video prezantimi i tij nga ana e PR departamentit të Bodrumspor ishte diçka spektakolare.

Për 30-vjeçarin Ajeti ky transferim mund të konsiderohet një hap i rëndësishëm në karrierë në këtë moment, pas aventurave që ai ka pasur në Zvicër, Itali me skuadra të ndryshme, Danimarkë dhe së fundmi në Rumani.

Kujtojmë, Ajeti pjesë e kombëtares shqiptare është gati 10 vite, duke zhvilluar gjithsej 28 ndeshje, 5 prej të cilëve në kuadër të Kampionateve Europiane. Ai ishte titullarë në tre ndeshjet e Europianit të këtij viti, por gjithashtu kishte luajtur edhe në dy ndeshje të Euro 2016-të në Francë, kur Shqipëria po luante për herë të parë në një event të rëndësishëm futbollistik. (infOSport.mk)

Leave a Reply