Vullnet Ameti i FC Shkupit ftohet te përfaqësuesja U16 e Maqedonisë

Puna e bërë nga ana e trajnerëve të Akademisë së FC Shkupit po jep edhe më shumë fryt kohëve të fundit, ndërsa më së miri këtë e konfirmojnë edhe thirrjet nga ana e ekipeve zinxhir të përfaqësueses futbollistike të vendit tonë.

I fundit që ka marrë një ftesë të tillë, është Vullnet Ameti, pjesë e grupmoshave U15 të skuadrës nga Çairi, gjeneratë kjo që udhëhiqet nga trajneri, Sedat Berisha.

Ameti luan si sulmues krahu, ndërsa i njëjti ka marrë ftesë për të qenë pjesë e përfaqësueses U16 të Maqedonisë për dy ndeshjet miqësore ndaj Sllovenisë.

Ndeshjen e parë ekipi U16 i vendit tonë do ta zhvillojë me datë 22 tetor, ndërsa vetëm dy ditë më vonë ata do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kundër moshatarëve slloven.

Që të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Shkup, ndërsa grumbullimi i ekipit përfaqësues të udhëhequr nga Dragan Naçevski do të bëhet me datë 20 tetor në hotel “Park”.

 

Leave a Reply