
Arbitri nga Tetova, Furkan Idrizi, është caktuar për të ndarë drejtësinë në ndeshjen e sotme derbi midis Struga Trim Lum dhe Gostivarit.
Atij do ti ndihmojnë dy bashkëqytetarët e tij, Imran Abazi dhe Idriz Idrizi, derisa arbitër i katërt do të jetë Darko Stojçevski nga Shkupi.
Është kjo hera e parë që Furkan Idrizi do ti referojë skuadrës së Struga Trim Lum në një ndeshje zyrtare, edhe pse i njëjti në Ligën e Parë, referon që nga sezoni 2020/21.
Ndryshe, do të jetë kjo ndeshja e tij e 8-të që do ta drejtojë këtë edicion në Ligën e Parë dhe gjithsej e 23-ta, ku deri më tani në 22 ndeshje ka treguar plotë 120 kartonë të verdhë, apo nga 5.45 kartonë për ndeshje.
Më së shumti ndeshje, Furkan Idrizi, i ka referuar Bregallnicës së Shtipit (7), derisa Gostivarit në vetëm një ndeshje.
Ishte, ajo ndeshja e 20 gushtit të vitit 2023, pikërisht ndaj Bregallnicës në Shtip, kur Gostivari kishte pësuar disfatë me rezultatin 2:1.
Ndeshja, Struga Trim Lum-Gostivari, luhet në stadiumin e qytetit të Strugës me fillim në ora 16:00. (infOSport.mk)