Kërstevski flet para ndeshjes me Besën: 3 pikët imperativ për të ruajtur pozitën e parë

Shkëndija do të përballet sot në transfertë me Besën e Dobërdollit, një skuadër kjo aspak e përshtatshme për të gjitha skuadrat në Ligën e Parë, aty ku sot në program do të jenë edhe 5 ndeshjet tjera të javës së 28-të në Ligën e Parë.

Para mediave nga tabori i Shkëndijës, në prag të duelit me Besën e Dobërdollit, ka folur Vane Kërstevski, i cili thotë se në Gostivar shkojnë me të vetmin qëllim pikët e plota dhe ruajtjen e vendit të parë në tabelën e klasifikimit.

“Mund të them se atmosfera në ekip është super, e shkëlqyeshme. Punojmë mirë këtë javë, përgatitemi për Besën. E dimë se luajmë me ekip cilësore, por qëllimi ynë është të shkojmë atje të luftojmë dhe të koleksionojmë tre pikë. Ta ruajmë vendin e parë, dallimi me Sileksin është 4 pikë, nëse mund ta zmadhojmë dhe shpresojmë në rezultat të favorshëm.” – shprehet Vane Kërstevski, që beson tek përkrahja e tifozëve në ndeshjen e sotme.

“Ballistët” kanë paralajmëruar prezencën e tyre në stadium sot, ashtu që do të jetë ky pa dyshim një stimul shtesë për futbollistët “kuqezi”.

“Ajo që do të jetë motiv plus që do të ketë tifozë nga ana jonë që do të vinë në Gostivar. Shpresojmë të vinë në numër sa më të madh të na mbështesin dhe më e rëndësishmja se gjithçka t’i kënaqim me fitore.” – thotë Kërstevski, i cili këtë edicion me fanellën e Shkëndijës në 24 ndeshje kampionale deri më tani, ka regjistuar 4 gola dhe 3 asistime. (infOSport.mk)

Leave a Reply