Struga Trim Lum me një mungesë të rëndësishme përballë Gostivarit

Struga Trim Lum në kuadër të javës së 28-të në shtëpinë e saj do të mirëpret Gostivarin. Kjo ndeshje konsiderohet si më interesantja e kësaj xhiroje, mirëpo që trajneri i struganëve, Ilço Gjorgjioski po has në probleme, njofton “infOSport.mk”.

Gjorgjioski për takimin e sotëm nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e futbollisitit nigerian, Hogan Ukpa.

Mesfushori i struganëve në ndeshjen e fundit kundër Rabotniçkit në Shkup, u ndëshkua me kartonë të verdhë, e që ishte i 5-ti në këtë kampanjë. Kështu Ukpa ka plotësuar kushtin për të pauzuar një ndeshje, ashtu që i njëjti do të sheh takimin e sotëm vetëm nga tribuna.

Mungesa e tij vjen në një moment aspak të mirë për ekipin strugan, kjo pasi ekipi i tij sot po diskuton pikë mjaft të  vlefshme me një ndër rivalët direkt për ato vende që sigurojnë Europën. Për më tepër, mesfushori nigerian po mungon mu në momentet e tij më të mira, ndërsa një gjë të tillë dëshmojnë edhe dy golat e tij shumë të rëndësishëm në dy ndeshjet e fundit kundër Rabotniçkit, gjegjësisht Shkëndijës në kuadër të Kupës. (infOSport.mk)

Leave a Reply