Lajm jo i mirë për Interin, Martinez mungon në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës!

Sulmuesi Lautaro Martinez me shumë gjasa nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën e tij në ndeshjen e kthimit kundër Barcelonës, e vlefshme për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Argjentinasi kishte pësuar zgjatje të muskulit në kofshën e majtë, ashtu që i njëjti vështirë se mund të rikuperohet në kohën e duhur, duke pasur parasysh se ndeshja midis Interit dhe Barcelonës do të luhet të martën e 6 majit.

E vetmja shpresë se argjentinasi mund të luaj, është që i njëjti të sakrifikohet duke e lidhur fortë pjesën e fleksorit për të qenë i gatshëm 15-20 minutat e fundit. Megjithatë, fjala e fundit u takon mjekëve dhe vetë futbollistit, pasi ekziston mundësia që të rrezikoj dëmtim edhe më të rëndë.

Leave a Reply