Barcelona ka festuar titullin numër 28 në historinë e saj pas fitores 2:0 në derbin lokal përballë Espanjolit të Marash Kumbullës. Një sukses i vendosur nga magjitë e të zakonshmit Lamine Yamal, i cili i dha rrugë fitores së Barcelonës, pavarësisht se Espanjolli krijoi më shumë raste në pjesën e parë, duke u shfaqur shpesh përballë Shçeznit.
Yamal realizoi golin e parë të takimit me një tjetër gjuajtje të pakapshme me të majtën e tij.
Espanjoli tentoi të thumbonte, por nuk kishte forca, aq më shumë pasi mbeti me 10 lojtarë në minutat e fundit pas kartonit të kuq të Kabreras.
Në mbyllje, ishte përsëri Yamal, ai i cili dha asistin për golin e Fermin Lopez, që vulosi fitoren 2:0 në derbi dhe titullin e 28 në historinë e klubit, që vjen këtë herë dy xhiro para fundit të sezonit.
Barcelona pas 36 xhirove, numëron 85 pikë, 7 më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, derisa Espanjolli me 39 pikë, renditet në pozitën e 16-të. (infOSport.mk)
