Rabotniçki avansoi me golin e Demir Imerit vetëm pas 7 minutave lojë, mirëpo në fund Vardari shënoi fitore me rezultatin 3:1.
Në këtë rezultat ndikoi edhe kartoni i kuq i kapitenit të “romantikëve”, Besir Demiri në minutën e 58-të, pasi vetëm një minutë më pas Vardari me anë të argjentinasit Kastaneda shënoi golin e epërsisë, pasi më herët që gjatë pjesës së parë, David Babunski (41’) përmes penaltisë kishte barazuar shifrat në 1:1, derisa rezultatin përfundimtarë, Vardari 3, Rabotniçki 1, e vendosi Roxher Mato me golin e realizuar në minutën e 69-të.
Vardari pas 7 xhirove, kryeson renditjen tabelare me 19 pikë, 3 më shumë se Struga Trim Lum, që nesër zhvillon derbin e madh kundër Sileksit në Kratovë.
Kujtojmë, më herët gjatë ditës së sotme, Shkëndija para tifozëve të vetë mundi Tikveshin me rezultatin minimal 1:0.
Autorë i golit të vetëm në këtë ndeshje, ishte përforcimi më i fundit i “kuqezinjëve”, Sebastian Spahiu, për të cilin ishte ky goli i parë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. (infOSport.mk)
