Taulant Seferi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, por sërish mungon ftesa nga Sylvinho!

Sulmuesi shqiptar, Taulant Seferi, po kalon një formë fantastike me Bodrumsporin në Ligën e Parë të Turqisë. Futbollisti kumanovar realizoi dy gola dhe një asist në fitoren 5:0 ndaj Hataysporit, duke e mposhtur dy herë portierin e përfaqësueses së Kosovës, Visar Bekaj.

Seferi tashmë ka arritur në kuotën e 7 golave dhe 3 asistimeve në vetëm 9 ndeshje këtë sezon, duke konfirmuar formën e tij të mirë që po kalon për momentin.

Me 7 gola të shënuar, Seferi renditet i treti në listën e përgjithshme të golashënuesve në Ligën e Parë turke, derisa para tij me nga 8 gola të shënuar udhëheqin Mbaye Diagne i Amedospor dhe Florent Hasani i Boluspor.

Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse, ai nuk është ftuar nga trajneri i Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme ndaj Serbisë, që në program është me datë 11 tetor në Leskovc. (infOSport.mk)

Leave a Reply