Bunej Ebibi, djaloshi nga Negotina që po realizon ëndërrën e tij me Barcelonën

Futbolli është më shumë se një lojë për djaloshin 8-vjeçar, Bunej Ebibin.

Pas një sezoni të mbushur me përkushtim dhe stërvitje të pandalshme, ai arriti të përzgjidhet në mesin e më të mirëve gjatë kampit të FC Barcelona-s të mbajtur në Prishtinë më 26 maj të këtij viti.

Pas suksesit të treguar në kampet rajonale, Bunej Ebibi mori ftesë zyrtare nga “Barça Clinic”, duke u bërë pjesë e një përvoje unike në zemër të Barcelonës, ku po trajnohet nga ekspertët e një prej akademive më të njohura në botë.

Aktualisht, Bunej është pjesë e FC Besa, ku luan në pozicionin sulmues i majtë, dhe njihet për shpejtësinë, kreativitetin dhe pasionin që sjell në çdo ndeshje.

Historia e tij është dëshmi se puna e palodhshme, besimi dhe dashuria për futbollin mund ta bëjnë që një ditë ëndërrat të bëhen realitet, por gjithnjë me punë, përkushtim dhe trajner të mirë.

Leave a Reply