LPFM, Java e katërt nis me derbin Vardari-Sileksi

Java e katërt në elitën e futbollit vendor nis ditën e sotme me ndeshjen derbi midis Vardarit dhe Sileksit. Është kjo një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, në të cilën vendasit shihen si favorit përballë Sileksit, skuadër kjo që aktualisht renditet më lartë se Vardari në tabelën e klasifikimit.

Do të jetë ky një stimul edhe më shumë për kampionët në fuqi të Vardarit për të kërkuar fitoren ndaj skuadrës nga Kratova që në Shkup vjen pas disfatës së rëndë ndaj Pelisterit (1:4).


SHIH PARET RIVALE TË JAVËS SË KATËRT


Është ky takimi i vetëm i kësaj jave që do të zhvillohet të shtunën, teksa të dielën në program janë edhe katër përballjet tjera. Shkëndija e përforcuar me Izair Eminin do të mirëpret Pobedën nga Prilepi, Shkupi në Çair do të jetë nikoqir i Rabotniçkit, teksa Renova do të udhëtojë për në Strumicë për tu përballur me Akademia Pandev.

Ndeshja e fundit e kësaj jave ëstë ajo midis Pelisterit dhe Skopje, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir.


RENDITJA TABELARE PAS 3 XHIROVE NË LPFM


 

Leave a Reply