Argjentina mendon anulimin e miqësores me Italinë

Mungesa në Botërorin 2018 po sjell gjithnjë e më shumë pasoja të rënda për kombëtaren italiane të futbollit, e cila tashmë nuk shihet si një nga ekipet elitare as për ndeshje miqësore.

Mos pjesëmarrja e tyre në Botërorin “Rusi 2018” ka shtyrë Federatën Argjentinase të Futbollit të mendojë për anulimin e një miqësoreje që kishte programuar me Italinë në marsin e vitit 2018.

Të dy palët kishin rënë parimisht dakord për zhvillimin e një ndeshje të tillë më 23 mars në Bazel, por sipas “La Gazzetta Dello Sport”, në ditët në vijim pritet që në Federatën italiane të Futbollit të mbërrijë letra që njofton për anulimin e kësaj sfide.

Argjentinasit besojnë se nuk mund të përfitojnë gjë as nga ana sportive më një ndeshje të tillë dhe as nga ana financiare, meqë dueli do të lueht në Zvicër dhe imazhi që ka aktualisht Italia nuk ndihmon të mbushet stadiumi.

Ndaj për Italinë, si variant mbetet vetëm miqësorja që ka planifikuar me Anglinë, në sfidën që do të luhet në “Uembli” më 27 apo 28 mars.

Leave a Reply