Kapiteni Nuhiu shpërthen ndaj FFM-së dhe arbitrit Temelkov

Sileksi – Renova, dhe si gjithnjë në këtë ndeshje ka pakënaqësi nga ana e futbollistëve tetovarë, të cilët edhe sot kanë shpërthyer ndaj FFM-së dhe arbitrit Zoranço Temelkov, njofton “infOSport.mk”.

Ka qenë vetë kapiteni i “gjipspunuesve”Fisnik Nuhiu, i cili në një prononcim për portalin tonë shpjegoi gjithçka që kishte ndodhur sot në stadiumin e Kratovës, ku në fund fitores minimale iu gëzua skuadra vendase e Sileksit me rezultatin 1:0.

“Ndeshja e sotme ishte një krim i vërtetë. E dinim se do e caktojnë këtë arbitër. Gjatë pjesës së parë kur rezultati ishte 0:0 na u anulua një gol i pastërt, të cilin e shënoi Stojanovski. Mendoj se nuk kishte të bëjë me ofsajd. Abdullahu vinte nga plani i dytë dhe nuk kishte të bëjë me ofsajd, ai doli i vetëm me portierin, ndërsa anësori e ndaloi aksionin. Gjithashtu kishte goditje të qëllimshme me bëryl ndaj Lukas, edhe atë para syve të anësorit, i cili nuk tregoi asgjë. Po i njëjti arbitër, anësori komentonte bashkë me lojtarin që goditi futbollistin tonë, duke i thënë që mos ti sillte në situata të tillë arbitrat e takimit. Sa i përket pjesës së dytë, ajo ishte storje në vete, ku arbitri kryesor Temelkov nuk na lejoj të afrohemi te porta duke akorduar goditje dënimi që thjesht nuk ekzistonin. Thjesht ky arbitër ishte për turp” – tha enkas për “infOSport.mk”, kapiteni i “gjipsunuesve”, Fisnik Nuhiu, i cili kërkoi nga FFM që ti lënë rehat të luajnë futboll, pasi vërtetë është e tepërt kjo që po ndodh këtë edicion me skuadrën e tyre, kur janë në pyetje arbitrat.

“E dinim se do të ketë padrejtësi, mirëpo jo edhe deri në këtë shkallë. Kjo që ndodhi sot ishte e tepërt dhe shumë poshtëruese. Jemi futbollist, sportist dhe japim mundin tonë për klubin, dhe vjen ndonjë idiot dhe t’i hudh në plehër të gjitha” – u shpreh Nuhiu, i cili për gjithë këta ka një porosi: “Ju them se nuk do ja arrijnë të na “thejnë”, pasi jemi njerëz me karakter të fortë, ashtu që të bashkuar ne si Renovë në fund do jemi fitimtar. E drejta gjithmonë fiton” – përfundoi Nuhiu.

Kjo nuk është hera e parë që nga tabori i Renovës ankohen për arbitrat gjatë ndeshjeve të tyre kampionale, e në veçanti kur kjo skuadër luan ndaj Sileksit në Kratovë.

Leave a Reply