Stojkoski te Akademia Pandev prezantohet të enjten

Kristijan Stojkoski tashmë edhe zyrtarisht mund të konsiderohet një futbollistë i ri i Akademia Pandev.

Burime të sigurta pranë ‘infOSport.mk’ bëjnë me dije se Stojkoski nga ana e drejtuesve të Akademia Pandev do të prezantohet të enjten me 3 janar, ndërsa vetëm dy ditë më vonë futbollistët do të ju nënshtrohen kontrolleve mjekësore dhe testimeve.

Gjithashtu ‘infOSport.mk’ mëson se palët kanë arritur marrëveshje një vjeçare, me opcion që e njëjta të vazhdohet edhe për një vit tjetër, kuptohet nëse palët mbeten të kënaqura.

27-vjeçari Stojkoski për 16 muaj të plotë ishte pjesë e FC Shkupit, për të cilën skuadër regjistroi 52 ndeshje, 11 gola dhe 12 asiste.  

Leave a Reply