Varane ka vendosur për të ardhmen e tij!


Reprezentuesi francez, Rafael Varane thotë së është shumë i lumtur te Real Madridi.

Francezi po mendon të mbyllë karrierën te skuadra kampione në fuqi e Botës dhe Europës, edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës së tij.

“Don Balon” raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.  

Gjithnjë sipas “Don Balon”, Varane i ka rrëfyer kapitenit të skuadrës Serhio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me fanellën e Realit të Madridit, drejtuesit e së cilës skuadër po mendojnë t’i ofrojë një kontratë afatgjate kampionit të Botës me Francën.

25-vjeçari Varane pjesë e klubit madrilen është që nga vera e vitit 2011-të, ku ka zhvilluar 252 takime, duke realizuar 10 gola, ndërsa gjithashtu ka fituar plotë 16 trofe në këto 7 vite.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply