Renova transferon ish mesfushorin e Karabagut! 


Renova pasi vazhdoi kontratën me Florian Kadriun, futbollistit të vetëm që i skadonte kontrata e mëparshme në fund të këtij viti, tashmë ka arritur që të bëjë për vete edhe dy futbollistë të rinj.

Pas Burhan Mustafov, me të cilin ‘gjipspunuesit’ arritën marrëveshje një vjeçare, ata për vete kanë arritur të bëjnë edhe mesfushorin e talentuar ofenziv, Bojan Miovski, i cili së fundmi ishte pjesë e Makedonija Gj.P.

Me këtë të fundit Renova ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, ndërsa i njëjti shpreson se te skuadra e tij e re do të gjejë më shumë hapësira.

“Te Renova kam ardhur për një minutazh më të madhe. Jam shumë i kënaqur me kushtet që më janë ofruar, ndërsa shpresojmë se në nivel ekipor do të luftojmë për një vend në garat europiane” – tha enkas për ‘infOSport.mk’, Bojan Miovski.

Ndryshe 19-vjeçari Miovski karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Bregallnicës, nga e cila në moshë 18-vjeçare ishte transferuar te Rabotniçki, që më pas verën e vitit 2017-të transferohet te ekipi i të rinjëve të Karabagut, ku regjistroi edhe 3 ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj.

Pas aventurës së shkurtër 4 mujore te skuadra e njohur azere, Miovski u rikthye sërish te Rabotniçki, me të cilën skuadër edhe përfundimisht u nda verën e këtij viti, duke pranuar ofertën e skuadrës së Makedonija GJ.P, për të cilën në stinorin vjeshtorë kishte regjistruar vetëm 5 paraqitje. 

Leave a Reply