Barcelona e vërtetë demolon dhe eliminon Seviljën (VIDEO)

Barcelona e vërtetë ka demoluar Seviljën në ndeshjen kthyese çerekfinale të Kupës së Mbretit, duke mundur me rezultatin 6:1, dhe duke iu hakmarrë në mënyrën më të mirë për atë disfatë të para një jave në ‘Ramon Sançez Pizhuan’, kur andaluzianët fitonin me rezultatin 2:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Pikërisht kjo disfatë nga ndeshja e parë, bëri që sonte Valverde nga minuta e parë në lojë të inkuadrojë edhe dyshen Lionel Messi – Serhio Buskets, të cilët nuk ishin pjesë e ekipit fare në ndeshjen e parë, ndërsa me siguri se me këtë dyshe loja e Barcelonës është shumë më e fuqishme, ndërsa një gjë të tillë më së miri përjetuan vetë futbollistët e Seviljës, të cilët thjeshtë nuk kishin kundërpërgjigje për futbollistët e disponuar të Barcelonës, që në këtë mënyrë me plotë meritë vazhdojnë për në gjysmëfinale.

Fitoren e Barcelonës e paralajmëroi Kutinjo në minutën e 13-të, ndërsa humbjen e penaltisë të Ever Banegas në minutën e 27-të më së miri e shfrytëzoi Ivan Rakitiç, i cili në minutën e 31-të ngriti epërsinë e Barçës në 2:0.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa edhe pjesa e dytë kaloi nën ritmin e ‘katalunasve’ me në krye Lionel Messin, i cili pas shumë rasteve të humbura fare në fund shënoi golin e tij të 26 këtë edicion në gjithsej 25 ndeshje që ka zhvilluar me fanellën e Barcelonës në të gjitha kompeticionet.

Ndryshe para Messit një gol tjetër realizoi brazilianit Kutinjo, që më pas të realizojnë edhe Serxhi Roberto dhe Luis Suarez, teksa golin e vetëm që për një moment riktheu shpresat e andaluzianëve në këtë ndeshje, e realizoi Arana në minutën e 67-të, kur përkohësisht kishte shënuar për 4:1.

Më herët gjatë ditës së sotme një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Mbretit siguroi edhe Betisi, që vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta eliminoi Espanjollin, pasi ndeshja në kohën e rregullt ishte mbyllur me rezultatin 1:1, njëjtë sikurse edhe ndeshja e parë e zhvilluar në Barcelonë, ndërsa një vend për në ndeshjet gjysmëfinale ka siguruar edhe Valencia që eliminoi Getafen, transmeton ‘infOSport.mk’.

Skuadra e katërt çerekfinaliste pritet të jetë fituesi i përgjithshëm në takimin midis Gironas dhe Real Madridit, që në udhëtim niset me dy gola epërsi, pas fitores 4:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Santiago Bernabeu’.

Ndeshja Girona – Real Madridi në program është të enjten në mbrëmje me fillim në ora 21:30.

Leave a Reply