Jusufi në kërkim të sfidave të reja, gati të ndërpres bashkëpunimin me FC Shkupin!

Fatjon Jusufi në pranverë me shumë gjasa nuk do të jetë pjesë e FC Shkupit, raporton “infOSport.mk”.

Mesfushori tetovar në bisedë e sipër me drejtuesit e klubit nga Çairi ka prekur seriozisht temën e ndërprerjes së bashkëpunimit para kohe, krejt kjo për shkak minutazhit të vogël që merrte nga ana e trajnerit Umit Karan.

Jusufi dëshiron sfida të reja, ndërsa mbetet të shihet kur të fillojë edhe zyrtarisht merkatoja e dimrit se për ku do të vendoset mesfushori 25-vjeçar.

Kujtojmë Jusufi te FC Shkupi erdhi nga rradhët e skuadrës armene të Shirak Gyumri verën e vitit 2019-të, ndërsa brenda kësaj periudhe me petkun “bardheblu” ka zhvilluar plotë 36 ndeshje, duke realizuar 5 gola, 2 prej të cilëve gjatë stinorit vjeshtorë ku u paraqit në 16 ndeshje, transmeton “infOSport.mk”.

Ndryshe në futbollin vendor, Jusufi përveç me FC Shkupin, ka luajtur edhe me Renovën, ndërsa gjithashtu pati një aventurë të shkurtër edhe në futbollin shqiptarë, duke mbrojtur ngjyrat e Partizanit.

Leave a Reply