Eurogoli i Halimit nuk i mjaftoi Kosovës kundër Spanjës (VIDEO)

Spanja ka arritur të arkëtojë pikë të plota ndaj Kosovës, duke fituar me rezultat 3:1. Spanja E dominoi gjithë ndeshjen, ndërsa fitoren e tyre e paralajmëroi ish sulmuesi i Dinamo Zagrebit, Dani Olmo që në minutën e 34-të, shfrytëzoi asistin e Zhordi Alba.

Vetëm dy minuta më pas, sulmuesi i Mançester Sitit, Ferran Torres dyfishoi epërsinë e “Furisë së Kuqe”, që në pushim shkoi me dy gola epërsi.

Pjesa e dytë doli të jetë e barazpeshuar sa i përket rezultatit (1:1).

Besar Halimi shënoi golin e vetem në këtë ndeshje per Kosoven në minutën e 70-të, duke shfrytëzuar gabimin e portierit Unai Simon, i cili kishte lëshuar portën e tij shumë larg, ndërsa futbollisti “dardan” nuk fali dhe me të majtën e tij nga një largësi e madhe shënoi një super gol.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe vetëm 5 minuta më pas, Zherard Moreno i dha epilogun përfundimtar ndeshjes duke shënuar golin e tretë në rrjetën e Ujkanit pas një goditje nga këndi.

Falë kësaj fitore, Spanja merr kryesimin në grupin “B” me 7 pikë, derisa Kosova mbetet në pozitën e fundit me 0 pikë.

Leave a Reply