E bujshme, dy klube nga Serie A vihen pas shërbimeve të tetovarit, Bajrami

Nedim Bajrami tashmë është një emër i njohur për futbollin shqiptarë. I njëjti disa javë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, duke vendosur të përfaqësojë Kombëtaren kuqezi për të ardhmen, dhe duke i’a kthyer shpinën Zvicrës, ku kishte luajtur me ekipin e 21-vjeçarëve.

Fantazisti 22-vjeçar po zhvillon një sezon shumë të mirë në Itali, ku aktivizohet me skuadrën e Empolit, e cila militon në Serie B. Pikërisht paraqitjet e tij me Empolin dhe formën nëpër të cilën po kalon ai, pas shërbimeve të Bajramit janë vënë edhe dy ekipe të Serie A.

Sipas asaj që shkruan “EmpoliChannel”, Atalanta dhe Sampdoria ndjekin me kujdes futbollistin me origjinë nga Tetova. Ai pëlqehet shumë nga drejtuesit e të dyja skuadrave, që po mendojnë strategjinë për ta afruar atë në verë.

Bajrami ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën, duke dhënë disa asiste dhe duke shënuar edhe gola. Pikërisht për këtë arsye, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja e kërkoi me ngulm te Shqipëria, por pavarësisht se u stërvit me “kuqezinjtë”, nuk erdhi leja nga ana e FIFA-s për t’u aktivizuar në ndeshjet eliminatore.

Leave a Reply