Laporta shkakton tërmet te Barcelona! Largon dy futbollistët produkt nga shkolla “La Masia”!

Presidenti i ri i vjetër i Barcelonës, Huan Laporta duket se do të shkaktojë një tërmet të vërtetë brenda ekipit “katalunas” në merkaton e verës.

Sipas “El Chiringuito”, numri një i katalanasve ka miratuar shitjen e dy yjeve të skuadrës.

“Laporta ka nxejrë Serxhio Buskets dhe Zhordi Alba në shtije për shkak të rrogës së tyre”, ka bërë të ditur media spanjolle.

Të dy veteranët janë produkt të shkollës La Masia, me Buskets që ka debutuar me Barcelonën në vitin 2008-të.

Alba u rikthye te Barça nga Valencia në vitin 2012-të dhe ka qenë një nga më të mirët në këtë sezon.

Mbrojtësi i krahut të majtë këtë edicion ka zhvilluar 45 ndeshje duke shënuar 5 gola dhe asistuar plot 15 herë. Këto shifra kanë bërë që për të interesim të shfaq skuadra e Juventusit, që gjithashtu dëshiron të transferojë edhe Serxhio Buskets. Mbetet të shihet reagimi i tfozëve të Barcelonës, nëse një gjë e tillë do të bëhej realitet gjatë verës.

Leave a Reply