Et’hemi asiston, Topalli shënon, Istanbulspor fiton (VIDEO)

Instanbuslpor, skuadër që militon në kategorinë e parë turke, ka fituar ndeshjen e javës së 10-të në trasfertë, ndërsa  protagonistë dolën të jenë fy futbollistët shqiptarë, Jetmir Topalli dhe Valon Et’hemi.

Istanbulspor si mysafir mundi Gençlerbirligin me shifrat 2:0, ndërsa dirigjent të golit të parë ishin pikërisht futbollistët shqiptarë, Et’hemi dhe Topalli.

Tetovari bukur depërtoi nga e majta, ndërsa edhe më bukur asistoi për Topallin, i cili me të majtën e tij shënoi një gol të bukur për rezultat 1:0.

Ky gol nga ana e skuadrës së Istanbulspor u realizua në minutën e 40-të, ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 51-të, me autorë Okan Erdogan.

Ishte kjo fitorja e katërt për Istanbulspor, skuadër kjo që ngjitet në vendin e 9-të me 13 pikë të grumbulluara.

Leave a Reply