Voska Sport mundi Bratstvon nga Zhitosha në Prilep

Pauzën në futbollin vendor po e shfrytëzojnë edhe ekipet e ligës së dytë, që përmes ndeshjeve miqësore dëshirojnë të mbajnë ritmin e garave. Kësisoj sot në Prilep, Bratstvo nga Zhitosha mirëpriti ekipin e Voska Sport nga Ohri, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një përballje mes dy ekipeve shqiptare, që këtë vit për herë të parë po bëjnë gara në Ligën e Dytë. Në fund fitorja i takoi skuadrës nga Ohri, Voska Sport, që nga Prilepi u largua me fitoren 3:2.

Autorë të golave për Voska Sport në këtë përballje ishin Nikolla Mitresi, Teo Siljanovski dhe Naum Veljanoski, ndërkohë për ekipin vendas të Bratstvo nga Zhitosha, shënuan Antonio Dimoski dhe Naim Mustafoski. (infOSport.mk)

Leave a Reply