Renova startoi përgatitjet me një emër të ri në skuadër, Nuhiu flet për përforcimet e tjera dhe fazën përgatitore

Renova gjatë ditës së sotme ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror. Në grumbullimin e parë të skuadrës tetovare prezent ishte edhe Fisnik Zuka, i cili paraprakisht në zyrat e klubit kishte firmosur kontratë me klubin nga Xhepçishti.

Megjithatë në bisedë e sipër me drejtorin sportiv të “gjipspunuesve”, Fisnik Nuhiu, Renova deri në fillimin e fazës kryesore të përgatitjeve në Ohër, do të transferojë së paku edhe 3-4 emra të tjerë.

“Duke pasur parasysh se komplet ekipin e kemi me kontrata, mund të themi se gjatë kësaj merkatoje nuk do të ketë edhe shumë ndryshime në skuadrën tonë. Besojmë nga një lojtar në secilin repart, mbrojtje, mesfushë dhe sulm, pra 3-4 përforcime duhet të kemi sigurisht, mirëpo jo edhe më shumë” – u shpreh fillimisht drejtori sportiv i Renovës, Fisnik Nuhiu, i cili foli edhe për fazën e përgatitjeve dhe ndeshjeve miqësore që skuadra e tyre do ti zhvillojë para fillimit të stinorit pranveror.

“Nga sot deri me 20 janar do të qëndrojmë në Tetovë, ku kemi paraparë të zhvillojmë edhe dy ndeshje miqësore, që më pas nga 20 janari të transferohemi në Ohër, aty ku pritet të zhvillojmë edhe 4 ndeshje të tjera kontrolluese. Ndeshjen e fundit kontrolluese do ta zhvillojmë sërish në Tetovë, që njëherit do të jetë edhe testi kryesor para fillimit të stinorit pranveror” – deklaroi Nuhiu.

Kujtojmë, Renova stinorin vjeshtorë në elitën e futbollit vendor e mbylli në pozitën e 5-të me 27 pikë të tubuara. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply