Momenti historik! Cana dorëzon trofeun, Kumbulla feston me flamurin shqiptar

25 maji i vitit 2022, do mbahet mend si një moment historik për Shqipërinë për sa i përket organizimit të një eventi madhor futbollistik, siç ishte sonte finalja e Ligës së Konferencës.

Kjo datë do të kujtohet edhe gjatë kohë për klubin e Romës, pasi skuadra italiane u bë klubi i parë që fiton trofeun e Ligës së Konferencës. Ishte kapiteni legjendar i Shqipërisë Lorik Cana, ai që u dorëzoi lojtarëve të Romës trofeun.

Ndërkohë që Marash Kumbulla mbrojtësi shqiptar i Romës edhe pse nuk mundi të luajë, në fund të ndeshjes ka bërë krenar gjithë shqiptarët pasi është ngjitur në podium me flamurin kuq e zi.

Roma fitoi në ndeshjen finale përballë Fejnordit holandez me rezultatin minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Zaniolo në minutën e 32-të të pjesës së parë.

Leave a Reply