Murinjo flet për të ardhmen e tij pas fitoi trofeun e Ligës së Konferencës

Roma ka fituar trofeun e parë të Ligës së Konferencës, pasi mbrëmë në Tiranë mundi Fejenordin me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Zaniolo shënoi golin e vetëm në këtë takim, edhe atë që në minutën e 32-të, të pjesës së parë. Holandezët u munduan shumë dhe bënë gjithçka për ta barazuar rezultatin, madje duke goditur edhe dy herë shtyllën gjatë pjesës së dytë, por që nuk ia dolën për të barazuar të paktën rezultatin dhe për të çuar ndeshjen drejt vazhdimeve.

Ky është trofeu i parë për Hoze Murinjon si trajner i Romës, që do të thotë një tjetër arritje e madhe për trajnerin portugez, i cili mes shumë kritikave por edhe lëvdatave pas ndeshjes historike në Tiranë, foli edhe për të ardhmen e tij.

“Do të refuzoj të gjitha ofertat. Do të qëndroj këtu te Roma edhe nëse ka zëra. Ne bëmë histori sot. Nuk kam asnjë dyshim, do të vazhdoj si trajner i Romës”, – është shprehur Murinjo pas përfundimit të ndeshjes.

Kutjojmë Murinjo me Romën e tij në Serie A përfundoi në pozitën e 6-të, duke siguruar edhe përmes kampionatit një vend për në Liga Europa, por edhe përmes fitimit të trofeut të Ligës së Konferencës. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply