Zekirja Ramadani i’a del, Egnatia edhe sezonin tjetër pjesë e Superligës shqiptare

Egnatia do të jetë pjesë e Superligës shqiptare edhe sezonin e ardhshëm, pasi sot në ndeshjen e “play-off” mundi Korabin me rezultatin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë mënyrë Zekirja Ramadani, strategu shkupjan që morri drejtimin e skuadrës nga Rrogozhina, i’a arriti qëllimit që të mbajë këtë skuadër në mesin e më të mirëve edhe edicionin e ardhshëm, kjo falë paraqitjes shumë të mirë të gjithë ekipit në ndeshjen e sotme, ku u dominua në tërësi nga skuadra e Egnatias, që përveç rezultatit, dhuroi edhe një ndeshje shumë të bukur.

Goli i parë dhe i zhbllokimit të rezultatit erdhi në minutën e 16-të, kur Xhon Delarge shënoi për 1:0. Ishte ky goli i parë pesonal për sulmuesin nga Gana këtë edicion, por shumë i vlefshëm, pasi i hapi rrugë fitores së Egnatias, që në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 78-të, përmes brazilianit Laurentino Xhekson nga penaltia shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores.

Vlen të theksohet se pjesa e dytë e këtij takimi të zhvilluar në Rrogozhinë u shoqërua me ndërprerje të shumta për shkak të përplasjeve mes dy skuadrave, që ndalën për disa minuta ndeshjen, e cila u mbyll në fund me 10 minuta shtesë.

Në fund festë e merituar për rrogozhinasit dhe staretgun shkupjan, Zekirja Ramadani, bashkë edhe me futbollistët tjerë nga Maqedonia, si Besart Krivanjeva, Demir Imeri, Ilirid Ademi, Filip Duranski dhe Besar Iseni, që ishin pjesë e Egnatias këtë edicion në Superligën shqiptare. (infOSport.mk)

Leave a Reply