Një tjetër futbollistë i dalë nga shkolla e Shkëndijës i bashkohet Voska Sportit!

Voska Sport me emërimin e trajnerit Berat Imeri, si duket ka ndryshuar strategji, ndërsa kjo vërehet më së miri me emrat që përfliten si përforcime për sezonin e ri. Për dallim nga viti i kaluar, kur në rradhët e saja transferonte futbollistë me emra dhe me peshë, këtë vit kjo skuadër si duket forcat e saj do ti mbështes tek futbollistët e rinj, që do të ndihmohen edhe nga dy-tre futbollistë me përvojë të madhe në futbollin tonë vendor.

Informacionet e fundit të afërta me “infOSport.mk”, thonë se Voska Sport ka gjetur gjuhën e përbashkët me mbrojtësin e krahut të majtë, Almir Rexhepi, i cili së fundmi ishte pjesë e KF Gostivarit.

Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë, produkt i shkollës së Shkëndijës, si dhe ish anëtarë i Kombëtares U19 të Shqipërisë.

Falë talentit të tij, ai si 19-vjeçar kishte debutuar me ekipin e parë të Shkëndijës, edhe atë me 05 dhjetor të vitit 2019-të.

Ai me ekipin e parë të Shkëndijës kishte zhvilluar 2 ndeshje, ndërsa i njëjti me fanellën “kuqezi” të ekipit të të rinjëve kishte luajtur në kualifikueset e Ligës së Kampionëve për të rinj, ndryshe e njohur si UEFA Youth League.

Rexhepi, tashmë 21-vjeç gjatë karrierës së tij në formë huazimi nga rradhët e Shkëndijës, kishte luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës. (infOSport.mk)

Leave a Reply