Zaharievski i kënaqur nga fitorja në Shtip përballë Bregallnicës

Struga Trim Lum të dielën regjistroi një fitore shumë të rëndësishme në transfertën  në Shtip ndaj Bregallnicës, duke siguruar edhe fitoren e dytë nga po aq ndeshje në fillim të sezonit, shkruan “infOSport.mk”.

Ekipi strugan shënoi fitore minimale 1:0 falë golit të shënuar nga nigeriani Hogan Ukpa, ndërsa kjo ka lënë të kënaqur edhe trajneri Zaharievski.

“Një ndeshje e vështirë, sigurisht që jam i kënaqur me tre pikët, veçanërisht të fituara ndaj një skuadre si Bregallnica. Mund të them se ishte një ndeshje shumë emocionuese, ku të dyja skuadrat patën raste, por ne u treguam më të pjekur dhe në fund shënuam një gol me të cilin arritëm deri tek fitorja” – është shprehur trajneri Srgjan Zaharievski për faqen zyrtare të klubit.

Struga Trim Lum është ekipi i vetëm që ka regjistruar dy fitore në dy xhirot e para dhe me 6 pikë kryeson e vetme renditjen tabelare. (infOSport.mk)

Leave a Reply