FC Shkupi pas përfundimit të garave në Europë, i rikthehet futbollit vendor

FC Shkupi pasi nuk arriti të sigurojë një vend për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, tashmë i rikthehet realitetit, garave në futbollin vendor, aty ku sërish do të tentojë të bëjë më të  mirën dhe të mbroj titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Çairi sot në kuadër të javës së katërt në elitën e futbollit vendor do të jetë mysafir i Skopjes në lagjen e Autokomandës, me shpresë se tek futbollistët nuk do të ndikojë negativisht eliminimi nga Ballkani, skuadër kjo që i shuajti ëndërrën skuadrës së FC Shkupit për të luajtur për herë të parë në grupet e një prej kompeticioneve europiane në nivel klubesh.

FC Shkupi konsiderohet favorit ndaj Skopjes, dhe çdo rezultat tjetër do të ishte një befasi e madhe e kësaj xhiroje, ku në program është edhe derbi shqiptarë midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum.

Në Shkup, në stadiumin pranë FFM-së do të zhvillohet takimit midis Rabotniçkit dhe Tikveshit, ndërkohë në Shtip, Bregallnica vendase do të mirëpret Makedonija GJ.P e Muharem Bajramit.

Kujtojmë, dje në Kratovë Sileksi dhe Akademia Pandev u ndanë në barazim 1:1. (infOSport.mk)

Leave a Reply