Ja kush do e zëvendësojë Ardian Nuhiun te Drita e Gjilani!

Ardian Nuhiu pas 4 viteve i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra e Dritës së Gjilanit, teksa mediat në Kosovë tashmë shkruajnë edhe për pasuesin e tij, raporton “infOSport.mk”.

Sipas tyre, deri në emërimin e kryetrajnerit të ri, skuadrën e Dritës do ta drejtojë Afrim Shahini, që njëherit ishte trajner i portierëve.

Kujtojmë, Nuhiu me Dritën në sezonin 2019/2020 u shpall kampion i Kosovës, që më pas me të në krye skuadra kosovare të tregoj ndeshje shumë të bukura edhe në arenën ndërkombëtare, ku la përshtypje të një strategu të mirëfilltë.

Edhe sezonin aktual, Drita është lider në futbollin kosovar me 35 pikë, 5 më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që ka edhe 3 ndeshje më pak.

Në 17 ndeshje me Nuhiun në krye, Drita e Gjilanit këtë edicion ka regjistruar 10 fitore, 5 barazime dhe 2 disfata. (infOSport.mk)

Leave a Reply