Finalja Sevilja-Roma, ndeshje ku pritet të prishet një traditë!

Në finalen e sontme të Liga Europa, ku mejdanin do të ndajnë Sevilja dhe Roma, do të prishet një traditë.

Sevilja si skuadër në njërën anë, dhe Murinjo si trajner në anën tjetër, nuk e kanë humbur asnjë finale evropiane deri më tani, duke e bërë finalen e këtij edicioni njërën prej më interesanteve në historinë e Liga Europa.

Murinjo ka bilanc 5:0 në finalet e kupave evropiane në nivel klubesh në karrierën e tij si trajner, ndërsa trofeun e parë e kishte fituar në vitin 2003, kur me Porton kishte triumfuar në Ligën e Kampionëve.

Portugezi Murinjo vitin e shkuar me trofeun e fituar në kuadër të Ligës së Konferencës në Tiranë, u bë trajneri i parë që kishte fituar trofe në të gjitha garat e UEFA-s në nivel klubesh.

Ndërkohë, sa i përket Seviljas, kjo skuadër prej vitit 2014 deri në vitin 2020, ka triumfuar në të gjitha katër finalet e luajtura të Liga Europa, aty ku dy vite me rradhë kishte fituar të njëjtin trofe edhe në sezonet 2005/2006 dhe 2006/2007.

Kujtojmë, skuadra fituese nga mbrëmja finale që do të zhvillohet sonte në Budapest, edicionin e ardhshëm do të luajë në  Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply