Super lajm për tifozët e Struga Trim Lum, SuperSport do e transmetojë ndeshjen nga Podgorica

Ndeshja e vlefshme për turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës midis skuadrës tonë përfaqësuese të Struga Trim Lum dhe skuadrës së Buduçnost nga Mali i Zi, e vlefshme për turin e dytë eliminatorë të Ligës së Konferencës,  do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në ekranin e “SuperSport 2”.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në Podgoricë të martën në mbrëmje, derisa skuadra e Shpëtim Duros drejt Malit të Zi ka udhëtuar me epërsinë e një goli, të realizuar një javë më parë nga Besart Ibraimi, në ndeshjen e parë të zhvilluar këtu në Ohër.

Kujtojmë, ndeshja midis Buduçnost dhe Struga Trim Lum starton në ora 21:00, kohë kjo ideale për ta ndjekur nga ekranet e “Digitalb SuperSport” nëpër shtëpitë e juaja. (infOSport.mk)

Leave a Reply