UEFA shkurton listën e kundërshtarëve të Struga Trim Lum, ja me kë mund të luaj në ndeshjet e “play-off”

Sot në Nion të Zvicrës me fillim në ora 14:00 do të hidhet shorti për ndeshjet e “play-off” në Ligën e Konferencës, aty ku mund të gjindet edhe Struga Trim Lum, gjithnjë nëse në turin e tretë eliminatorë do ta kalonte skuadrën e Sëift Hesperange nga Luksemburgu, njofton “infOSport.mk”.

Kështu, disa minuta pas orës 14:00 skuadra kampione e vendit tonë edhe zyrtarisht do të mësoj emrin e kundërshtarit të tij në fazën “play-off”, ndeshje këto që do të zhvillohen me datë 24 dhe 31 gusht.

Ndërkohë UEFA ka bërë edhe ndarjen e vazove dhe rivalëve të mundshëm. Duke qenë se Struga Trim Lum vjen si skuadër e eliminuar nga Liga e Kampionëve, edhe në Ligën e Konferencës do të ketë një skuadër që eliminohet nga Liga e Kampionëve  dhe Liga e Europës.

Struga Trim Lum bënë pjesë në grupin 2 dhe mund të luaj me skuadrat humbëse nga duelet: Zrinjski (B e H)-Breidablik (Islandë), Karabah (Azerbejxhan)-Helsinki (Finlandë) dhe Astana (Kazakistan)-Ludogorets (Bullgari). (infOSport.mk)

Leave a Reply