Andorra-Shqipëri, kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

Kombëtarja futbollistike e Shqipërisë ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e nesërme ndaj Andorrës, që do të luhet me fillim në ora 20:45.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilluan një seancë të plotë stërvitore, ndërsa të gjithë lojtarët janë gati për sfidën ndaj Andorrës.

Atmosfera brenda grupit është shumë pozitive dhe i gjithë ekipi dhe stafi është i motivuar për të zhvilluar një ndeshje të mirë.

Sfida ndaj Andorrës është e parafundit në kualifikueset e Botërorit 2026, ndërkohë që më datë 16 nëntor kuqezinjtë do të përballen me Anglinë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës në duelin e fundit të kësaj fushate kualifikuese në Grupin K.

Shqipëria pas 6 xhirove të zhvilluara numëron 11 pikë, duke u renditur në pozitën e dytë, menjëherë pas Anglisë, që tashmë e ka siguruar kuliaifkimin për në Botërorin e vitit 2026.

Leave a Reply