E ardhmja e Robert Lewandowskit te Barcelona mbetet e pasigurt dhe si rezultat, sulmuesi polak po shndërrohet në një mundësi të madhe merkatoje, me Milan që është ndër ekipet e interesuara.
Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar skadon në qershor të vitit 2026; nëse Barcelona nuk e ushtron klauzolën e njëanshme për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2027, Lewandowski do të jetë i lirë të gjejë një klub të ri.
Nga Anglia po vijnë sinjale që konfirmojnë mundësinë e një largimi.
“The Guardian”, raporton se Barcelona tashmë është duke kërkuar një zëvendësues: emri i nxehtë është Harry Kane i Bajernit të Munihut, i cili, sipas Flick, do të përshtatej mirë në skemën taktike të skuadrës katalunase.
Anglezi, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027, deri më tani nuk ka pasur kontakte me bavarezët në lidhje me një rinovim, derisa ekziston një klauzolë prej 60 milionë eurosh në kontratën e tij që skadon në verën e vitit 2026.
