Ekipi përfaqësues futbollistik i Kosovës gjatë ditës së sotme është nisur drejt Sllovenisë për të bërë histori.
Të gjithë shihen të buzëqeshur dhe në super formë, ashtu që shpresojmë të rikthehen në Prishtinë për të festuar.
Kosova nesër zhvillon ndeshjen ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikim për Kupën e Botës 2026.
Në rast të një rezultati pozitiv në tokën sllovene, “dardanët” do ta kishin siguruar “play-offin” për një vend në Kupën e Botës vitin e ardhshëm, që do të mbahet në Kanada, Meksiksë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kujtojmë, Kosova pas 4 xhirove në kuadër të grupit “B”, me 7 pikë mban pozitën e dytë, derisa Sllovenia me 3 pikë renditet e treta.
Vendin e parë me 10 pikë të arktuara e mban Zvicra, që në ndeshjen tjetër të grupit do të përballet me Suedinë, skuadër kjo që në 4 xhirot e deritanishme ka arritur të marrë vetëm 1 pikë. (infOSport.mk)
