Barcelona është Mbreti i Kupës së Mbretit (VIDEO)

Skuadra e Barcelonës ka fituar trofeun e 30-të në kuadër të Kupës së Mbretit, që përbënë rekord në futbollin spanjoll, njofton “infOSport.mk”. Sonte “katalunasut” në “Vanda Metropolitano” në Madrid demoluan Seviljën e Montellas, duke e mundur me rezultatin 5:0 dhe duke ngritur trofeun e Kupës së Spanjës edhe për të katërtin vit me rradhë.

Një gjë të tillë kishte bërë vetëm FK Madrid (tashmë Real Madridi), edhe atë në periudhën (1905-1908) dhe Atletik Bilbao në periudhën (1930-1933).

Barcelona 5 Sevilla 0 Highlights Copa del Rey 2018 by footbie.com

Ndryshe për trofeun e 30-të, të Barcelonës sonte u përkujdesën Luis Suarez 14’, 40’), Lionel Messi (31’), Andres Iniesta (52’) dhe Filipe Kutinjo (69’) nga pika e bardhë. Është ky trofeu i parë i Barcelonës këtë edicion, ndërsa që në ndeshjen e rradhës edhe matematikisht mund të shpallet edhe kampion në La Liga, duke arritur kështu titullin e dyfishtë, që megjithatë do të mbetet nën hijen e atij eliminimi të rëndë në Ligën e Kampionëve nga Roma.

Leave a Reply