“Euro 2024”, Sylvinho: Ndeshja më e rëndësishme, por në nëntor vendoset kualifikimi

Kombëtarja shqiptare e futbollit sonte kundër Çekisë në “Air Albania” do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2024, që do të mbahet në Gjermani, shkruan “infOSport.mk”.

Kjo ndeshje i takon grupit “E”, aty ku Shqipëria aktualisht mban pozitën e parë dhe një fitore eventuale sonte do ti afronte ata edhe më shumë drejt “Euro 2024”.

Kundër Çekisë, është finalja e parë nga gjithsej 3, që duhet zhvilluar kombëtarja shqiptare, të cilës i nevojiten gjithsej 5 pikë, për të bërë ëndërrën realitet dhe të kualifikohet për herë të dytë në një event madhështor futbollistik, pas atij në vitin 2016-të.

Trajneri i “kuqezinëjve”, Silvinjo ka pranuar në konferencë për shtyp se ndeshja me Çekinë është shumë e rëndësishme, por jo vendimtare në rrugën drejt “Gjermani 2024”.

“Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por kjo është më e rëndësishmja për mua si trajner nëse flasim për kohën e tashme. Por nuk është vendimtare. E kam thënë edhe më parë, në nëntor vendoset kualifikimi dhe atëherë do të bëjmë llogaritë. Na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit. Për mua si trajner, sigurisht që kjo është ndeshja më e rëndësishme.” – u shpreh trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho.

Ndeshja Shqipëri- Çeki zhvillohet sonte me fillim në ora 20:45 në “Air Albania” stadium, aty ku pritet një atmosferë e shkëlqyer nga tifozët shqiptarë. (infOSport.mk)

One thought on ““Euro 2024”, Sylvinho: Ndeshja më e rëndësishme, por në nëntor vendoset kualifikimi

Leave a Reply