Një sukses i madh për Klubin e Mundjes, Shkupi dhe reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik në Koprivnicë të Kroacisë.
Dy mundësat e këtij klubi shkupjan fituan dy medalje, me Harun Memedin, që u ngjit në piedestal. Memedi luftoi në kategorinë 38kg, duke triumfuar në finalen e madhe ndaj bullgarit, Sllavov.
Për dallim nga Memedi, shoku i tij i ekipit, Abdulaziz Azizi, duheshe të mjaftohet me medaljen e argjendtë, pasi në luftën finale në kategorinë deri në 62kg, u mund nga greku Topallov.
Pas këtij suksesi, Maqedonia e Veriut zuri vendin e tretë në klasifikimin ekipor në këtë kampionat ballkanik. (infOSport.mk)
