Ndeshja e xhiros së 14-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ndërmjet KF Shkëndijës dhe FK Sileksit, me kërkesë të klubit tetovar dhe me pëlqimin e skuadrës kundërshtare, do të zhvillohet të hënën, më 23 nëntor 2026, me fillim në orën 13:00.
Ndryshimi i datës vjen në rrethana të veçanta, pas ndarjes tragjike nga jeta të ndihmëstrajnerit të Shkëndijës së Tetovës, Agron Memedi.
Për këtë përballje, Shkëndija ka zgjedhur si terren vendas Arenën “Todor Proeski” në Shkup.
