Sedlloski flet në prag të ndeshjes me Skocinë: Pa frikë dhe me shumë vetëbesim

Përfaqësuesja e Maqedonisë ka zhvilluar edhe stërvitjen zyrtare në Gllazgou, aty ku nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen e parafundit në kuadër të Ligës B të Kombeve. Në prag të këtij takimi në konferencën e zakonshme për shtyp, foli edhe kryetrajneri Goce Sedlloski, që pret që skuadra ti jap fund serisë negative të rezultateve.

“E dimë se çfarë lojtarë posedon Skocia. Kemi luajtur me këtë rival para një muaji në Shkup, ku edhe pësuam disfatë. Jemi të vetëdijshëm për për gabimet e bëra dhe duhet që ti përmirësojmë. Gjatë tre ditëve të fundit jemi stërvitur mirë, në skuadër mbizotëron një atmosferë e shkëlqyer. Futbollistët janë të fokusuar dhe mjaft të motivuar për këtë ndeshje. Shpresoj që atë që e kemi punuar në teren gjatë stërvitjeve, do ta aplikojnë në fushë edhe gjatë ndeshjes. Dua që të futemi në këtë ndeshje me shumë vetëbesim, dhe të luajmë taktikisht mirë edhe në fushë. Rezultatet janë të tilla, ashtu edhe siç i dimë, për këtë gjë jemi të vetëdijshëm edhe neve si staf, por edhe vetë futbollistët, mirëpo shpresoj që do të dalim nga kjo seri negative nga ndeshja kundër Skocisë. Kundër vetes do të kemi një rival të fuqishëm që në rradhët e tyre do të kenë edhe Mektominej, që rikthehet në skuadër. Më vjen mirë që të gjithë reprezentuesit po marrin minutazhin e duhur në skuadrat e tyre, ashtu që shpresoj se do të vazhdojnë edhe më tej kështu” – tha Goce Sedlloski në konferencën për shtyp në Gllazgou.

Ndeshja Skoci-Maqedoni do të luhet të premtën me fillim në ora 20:45 në stadiumin e Gllazgou Renxhers. (infOSport.mk)

Leave a Reply