Vashat e Maqedonisë mësojnë kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Maqedonisë në konkurrencën e femrave ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të UEFA Ligës së Kombeve.

Vashat “verdhekuqe” do të garojnë në Ligën C, , ku si kundërshtare do të ketë përfaqësueset e Izraelit, Ishujve Faroe dhe Andorrës.

Në edicionin e ri, Liga A dhe Liga B do të përbëhen nga 16 kombëtare secila, ndërsa 22 kombëtaret e tjera do të garojnë në Ligën C.

Liga A dhe Liga B do të ndahen në nga katër grupe me nga katër skuadra, ndërsa Liga C do të përbëhet nga gjashtë grupe, katër prej të cilave me nga katër skuadra dhe dy me nga tri skuadra.

Ndeshjet e xhiros së parë dhe të dytë të fazës së grupeve do të zhvillohen në periudhën 23 shkurt –6 mars 2027. Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt janë paraparë për periudhën 13–24 prill, ndërsa ndeshjet e dy xhirove të fundit të fazës së grupeve do të zhvillohen nga 7 deri më 15 qershor 2027.

Leave a Reply