Me ndeshjen ndërmjet KF Arsimit dhe Tikveshit, sot mbyllet java e 10-të në elitën e futbollit vendor, që njëherit shënon edhe startin e raundit të dytë të ndeshjeve, nga gjithsej katër, që do të kemi këtë edicion, shkruan “infOSport.mk”.
KF Arsimi në këtë ndeshje futet me mision për të fituar ndeshjen, por njëherit edhe për të ruajtur nderin e skuadrave nikoqire në kuadër të javës së 10-të.
Në katër ndeshjet e zhvilluara ditë më parë, skuadrat mysafire dolën të jenë të pagabueshme, duke regjistruar fitore në të gjitha ndeshjet.
Ishte Struga Trim Lum që nisi këtë javë me fitore në ndeshjet në transfertë, duke mundur Shkëndijën e Haraçinës në Çair (0:2), për të vijuar më pas Vardari me fitore minimale 1:0 në transfertën në Shtip ndaj Bregallnicës, derisa dje, Sileksi dhe Shkëndija e Tetovës mundën Bashkimin, gjegjësisht Skopjen.
Dita e sotme na servon edhe ndeshjen e pestë dhe të fundit të kësaj xhiroje, e ku mbetet të shohim nëse KF Arsimi do t’ia arrijë qëllimit që të shënoj fitore dhe të bëhet skuadra e parë nikoqire që bën një gjë të tillë këtë javë, apo ndoshta Tikveshi do të rrumbullaksojë javën e fitoreve të skuadrave mysafire, duke iu bashkuar skuadrave, si Struga Trim Lum, Vardar, Sileks dhe Shkëndija. (infOSport.mk)
|
LPFMV | Java 10 |
|||||||||||||||
|
