INFO
Ballina > Rreth nesh

Portali i vetëm sportiv në gjuhën shqipe në Maqedoni, “www.infOSport.mk”, është online nga marsi i vitit 2017, duke mbuluar gjithë spektrin sportiv në Maqedoni, rajon dhe botë.

Portali ka një numër të konsoliduar disa mijëra vizitorësh ditorë, duke pasur një tendencë të vazhdueshme në rritje, kjo falë përkushtimit, përmbajtjes origjinale dhe përditësimit të lajmeve, që mbulojne ngjarjet sportive kombëtare, me karakter lokal dhe ato ndërkombëtare.

Agjencia “infOSport” ka një rrjet të gjërë kontribuesish informativë, duke u shndërruar në një pikë referimi edhe për mediat më serioze në vend.

Platforma jonë mbulon eventet e LPFM1, LPFM2, Kupën dhe Superkupën e Maqedonisë, te gjitha ekipet Kombëtare në futboll, Basketbollin vendor, Henbollin vendor, shumësportëshin në vend, si dhe gjitha evenimentet më të mëdha evropiane, nga pothuajse çdo lloj sporti.

Lexuesit në Maqedoni, Rajon por dhe në gjithe Diasporën, kanë mundësi për të ndjekur në vazhdimësi platformën tonë, duke qenë të informuar në kohë reale për të gjitha aktivitetet që ndodhin në harkun e 24 orëve.

Ne u krijojmë mundësi të gjitha bizneseve të vogla dhe të mëdha të kenë hapësirën e tyre publicitare, në promovimin e produkteve të tyre, apo fushatave me karakter promocional, duke e konsideruar si një mundësi kontakti të drejtpërdrejtë me lexuesit tanë, të cilët mund të jenë klientët e tyre të nesërm.

Top