Luis Enrike të mërkurën prezantohet si kryetrajner i PSZH-së!

Pas shkarkimit të Kristofer Galtier, nëpër media të ndryshme europiane tashmë është zbuluar edhe emri i pasuesit të tij në bankinën e Paris Sen Zhermen. Është spanjolli Luis Enrike që do të zëvendësojë të njëjtin, edhe atë shumë shpejtë.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “Le Parisien” arritja e marrëveshjes mes klubit dhe teknikut spanjoll është shumë afër, me klubin që po punon për arritjen e një kontrate 2-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

I njëjti burim gjithashtu “parashikon” dhe ditën e prezantimit të teknikut spanjoll në krye të “gjigandëve” francezë, me ditën e mërkurë që pritet të jetë dita e njoftimit të emërimit të Luis Enrikes si trajner kryesor i PSZH-së, skuadër kjo që me ish teknikun e kombëtares së Spanjës do të tentojë Ligën e Kampionëve, në të cilin kompeticion po dështon tashmë disa vite me rradhë.

Leave a Reply