Struga Trim Lum-Zhalgiris, konfirmohen stadiumet dhe orari i ndeshjeve të raundit të parë

Struga Trim Lum për herë të parë do të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Ligën e Kampionëve, pasi edicionin që lamë pas u shpallën kampion në futbollin elitar.

Debutimin në kompeticionin më të rëndësishëm europian në nivel klubesh, skuadra strugane do ta ketë në transfertë kundër skuadrës lituaneze të Zhalgiris.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin LFF, më 11 korrik (e martë) nga ora 19:00, ndërkohë ndeshja e kthimit në vendin tonë në program do të jetë me 19 korrik.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Burimet e Biljanës” në Ohër me fillim nga ora 17:00.

Kujtojmë, në rast se Struga Trim Lum eliminon ekipin përfaqësues të Lituanisë, në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve do të përballet me gjigandët turq të Galatasarajit, ndërkohë në rast disfate, atëherë do të luajnë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, kundër skuadrës fituese nga raundi paraeliminatorë. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply