Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë ka pësuar rënie në renditjen botërore të FIFA-s, duke humbur dy pozita krahasuar me përditësimin e kaluar.
Sipas renditje më të re, “verdhekuqtë” tani pozicionohen në vendin e 73-të në ranglistën e përfaqësueseve, me gjithsej 1339.35 pikë.
Kjo rënie vjen pas rezultateve të fundit të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve, ku skuadra e drejtuar nga Goce Sedlloski nuk arriti të regjistrojë asnjë fitore.
Humbja e fundit 3:0 ndaj Sllovenisë në Shkup, ishte rezultati që e përmbylli këtë cikël për Maqedoninë, që me të njëjtën disfatë, po në Shkup e kishte nisur këtë cikël të Ligës së Kombeve, kur me 26 shtator ishte mundur nga Zvicra.
Tashmë, synimi i skuadrës së Goce Sedlloskit do të jetë rikthimi te rezultatet pozitive dhe përmirësimi i pozitës në renditjen botërore në përditësimet e ardhshme.

