Lista përfundimtare e Italisë, ja tre “të përjashtuarit” nga Mançini

Italia merr formën përfundimtare në prag të “Euro 2020”. Trajneri i ta kaltërve, Roberto Mancini, ka bërë publike listën me 26 futbollistë, e depozituar në UEFA, duke zbuluar edhe tri përjashtimet e fundit.

Mançini, Pessina dhe Politano nuk do të kenë mundësi të kontribuojnë për përfaqësuesen italiane në turneun madhor që nis më 11 qershor.

Kujtojmë Italia ndodhet në grupin “A”, së bashku edhe me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin, teksa ndeshjen e parë e zhvillon me 11 qershor kundër Turqisë.

Lista përfundimtare e Italisë:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Paris Saint Germain), Leonardo Spinazzola ( Roma), Rafael Toloi (Atalanta).
Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Romë), Frello Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain).
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo).

One thought on “Lista përfundimtare e Italisë, ja tre “të përjashtuarit” nga Mançini

Leave a Reply