Historia e veçantë e Ngolo Kante, humbi trenin për në Paris, përfundon duke lozur

Ngolo Kante është shëmbëlltyra më e mirë e modelit që duhet të ndjekin talentët e ri për të arritur në majat më të larta të futbollit nëpërmjet thjeshtësisë.

Mesfushori i Çelzit ka rrëmbyer zemrat e gjithë sportdashësve në botë pasi është ndryshe nga gjithë të tjerët.

Pikësëpari duke lozur me grintë dhe zemër në çdo ndeshje të skuadrës së tij, për të nxjerrë më tepër kilometra se futbollistët e tjerë.

Pavarësisht mundësive ekonomike që ka Kante, zgjedh që të ngasë një makinë jo të kushtueshme dhe që nuk i përket luksit.

Duke fituar trofe thuajse në çdo vit, historia më e bukur e mesfushorit i përket vitit 2018. Në shtator të këtij viti do të humbiste trenin që shkonte nga Londra në Paris.

Më pas Kante zgjodhi që të shkonte në një xhami si besimtar i devotshëm musliman. Një grup tifozësh e njohu lojtarin dhe përfituan nga mundësia për ta ftuar në shtëpinë e tyre. Pa e menduar dy herë Kante e kaloi mbrëmjen me ta duke luajtur FIFA për të treguar edhe njëherë thjeshtëinë e tij.

Kujtojmë ditë më parë Kante iu gëzua edhe trofeut të Ligës së Kampionëve, ëndërr e çdo futbollisti, me ç’rast ky futbollistë thuajse çdo vit shton nga një trofe në karrierën e tij të pasur.

Leave a Reply